Top News – Emigrantët në erën e Bidenit/ Dalin fotot e sikletshme për presidentin
23/03/2021 12:57

Administrata e Presidentit Joe Biden është përpjekur për javë të tëra të mos lejojë publikimin e imazheve si ato që u publikuan së fundmi ku shfaqeshin fëmijë migrantë në paraburgim në kufirin amerikan duke fjetur mbi qilima, mbuluar me batanije prej alumini, ndarë me qese plastike, në disa grupe. Zyrtarët e administratës kanë refuzuar ta quajnë krizë ndalimin e më shumë se 15,000 fëmijëve në SHBA, ose kushtet në të cilat ata po jetojnë. Zyrtarët kanë ndaluar përfaqësuesit e organizatave jofitimprurëse të cilët kryejnë mbikëqyrje që të hyjnë në një çadër të Patrullës Kufitare ku mijëra fëmijë dhe adoleshentë mbahen të ndaluar. Agjencitë federale kanë refuzuar ose injoruar kërkesat nga media për qasje në vendet e paraburgimit. Një qasje e tillë i është dhënë mediave disa herë nga administrata e ish-Presidentit Donald Trump. Presidenti Biden është zotuar se do ta ndryshojë politikën kufizuese ndaj imigracionit që zbatonte administrata Trump. Tashmë Biden përballet me kritika në rritje për atë që shihet si përpjekje për të fshehur situatën. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan tha të hënën se "administrata ka një angazhim për transparencë për t'u siguruar mediave të ketë mundësi për të raportuar çdo aspekt të asaj që po ndodh në kufi".Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki shtoi se Shtëpia e Bardhë po punonte me zyrtarë nga Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe Departamentit të Shëndetësisë e Shërbimeve Njerëzore për të "përfunduar detajet" dhe tha se shpresonte të kishte një azhurnim në "ditët në vijim".

Top News – Droni hyn në qiellin turk, F-16 e rrëzojnë / Incidentet shtohen, 3 shkelje në 5 ditë
21/12 14:49
Top Channel/ SHBA bllokon naftën nga Venezuela/ Cisterna e dytë që kapet në pak javë
21/12 14:36
Top News – Fotoja e Trump hiqet nga dosja Epstein / Demokratët akuzojnë: Dokumentet janë redaktuar
21/12 14:23
Top News – Breshëri plumbash mbi lokal / 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Afrikën e Jugut
21/12 13:44
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
Top Channel/ Kievi prodhon më shumë dronë. Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Portugalinë
20/12 22:46
Top Channel/ Negociatat për fundin e luftës. Zelensky:SHBA ka propozuar Miamin për takimin trepalësh
20/12 22:43
Top News- Maduro tërbon Trump me gjestin e tij, SHBA dhe Venezuela drejt luftës
20/12 22:00
Top News- Paralajmërimi i Osama bin Ladenit/ Si përgjigjej për CNN ish-udhëheqësi i Al-Kaedës
20/12 21:00
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
20/12 20:00
Top News- Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në SHBA, Trump kërkon përgjigje përfundimtare
20/12 19:30
Top News- Raketat ruse bien mbi Odesa /Viktima e të plagosur, Moska kërkon hakmarrje
20/12 19:00
DIGITALB DIGITALB