Policia kufitare polake ka regjistruar më shumë se 700 tentativa për të kaluar ilegalisht kufirin Poloni-Bjellorusi në 24 orët e fundit, ka thënë shërbimi kufitar më 31 tetor. Ndërkohë Polonia vazhdon të refuzojë që t’ua mundësojë punëtorëve shëndetësorë joqeveritarë, që të kujdesen për migrantët e bllokuar nëpër kufi.