Një pjesë të konsiderueshme të listës së votuesve, në zgjedhjet në shqipëri e përbëjnë edhe emigrantët. Por, në pamundësi për të votuar në vendet ku ata jetojnë dhe punojnë, për të ushtruar të drejtën e tyre të votës, ata duhet të kthehen në vendlindje. Dhe kështu kanë bërë edhe këtë 14 maj. Sipas raporteve, vetëm në pikën kufitare të kakavijës, u regjistruan të dielën 4452 hyrje nga jashtë dhe 1400 dalje nga vendi ynë. Cështja e votës së emigrantëve është diskutuar shpesh nga politika por nuk ka marrë asnjëherë zgjidhje deri më tani.