Autoritetet marokene kanë arrestuar të shtunën 294 persona pranë kufirit me enklavën spanjolle të Ceutës, në veri të vendit, në kuadër të operacioneve për parandalimin e migrimit të parregullt drejt Evropës. Sipas medias marokene Le360, mes të ndaluarve ishin 46 shtetas marokenë, ndërsa pjesa tjetër vinin kryesisht nga Afrika Subsahariane.