Top News – Emigrantët gati për një ‘pushtim’ të ri / Kampi në flakë, rikthehen përleshjet në Ceuta
28/08/2026 15:03

Protestuesit kanë djegur kampet e emigrantëve në Ceuta ndërsa tensionet janë rikthyer për shkak të shkeljeve të përsëritura të kufirit në territorin spanjoll. Pamjet tronditëse tregojnë flakët që përfshijnë tendat e kampit dhe tym që ngrihet në ajër në vendet ku mijëra njerëz kanë qëndruar që nga një "pushtim" i madh kufitar muajin e kaluar. Banorët vendas të Cuetas u panë duke valëvitur flamujt spanjollë pasi u afruan në zonë dhe u përleshën me policinë që ruante kampet. Vendasit shfrynë zemërimin e tyre duke shkatërruar çadrat e improvizuara. Dëshmitarët thanë se disa nga emigrantët u përgjigjën duke hedhur gurë mbi protestuesit. Tensionet u rritën pasi një turmë prej rreth 70 migrantësh sulmuan një automjet ushtarak të enjten, duke shkaktuar hakmarrje të zemëruar nga vendasit. Një ushtar brenda kamionit u plagos ndërsa policia arrestoi 12 marokenë për sulmin. Shumë njerëz po fajësojnë qeverinë për mungesë veprimi dhe për mos largimin e emigrantëve. Tensionet dhe përplasjet me policinë janë shtuar ditët e fundit. Të enjten, dhjetëra njerëz organizuan një protestë për të bllokuar pakot ushqimore të Kryqit të Kuq të destinuara për emigrantët. Një ditë më parë, policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit pranë kampeve të emigrantëve. Roja civile spanjolle ka forcuar kontrollin por varkat me emigrantë nuk po ndalen.

Top News – ‘Ekskursioni’ i Trump në Iran shkoi keq / 6 muaj luftë, kriza të reja në horizont
28/08 15:27
Top News – Emigrantët gati për një ‘pushtim’ të ri / Kampi në flakë, rikthehen përleshjet në Ceuta
28/08 15:03
Top News – Mobilizon 600 mijë trupa këtë vit / Rusia ‘forcon’ ushtrinë, 1.4 milionë viktima në luftë
28/08 14:41
Top News – Avionët grekë F-16 kapin dronin turk. Tensione në Egje, Athina akuzon Ankaranë
28/08 14:38
Top News – Njerëzit vrapojnë për në vende të larta / Shpërthen liqeni në kufirin Nepal-Kinë
28/08 14:36
Top News – Urdhërohen banorët të largohen / Ukraina: Rusët po vijnë, rrezikohet Khersoni
28/08 13:35
Top News – Do i ndryshojë emrin Atlantikut e Paqësorit/ Trump s’ndalet, ‘i rrëmben’ liqenin Kanadasë
28/08 13:27
Top News – Eklips spektakolar i Hënës…Sateliti ynë bëhet i kuq, spektakli vazhdon në qiell
28/08 13:22
Top News – Ajatollahu i zhdukur për gjashtë muaj / I shfytyruar e gjymtuar, kush e ka parë Khamenein
28/08 13:14
Top Channel/”Cunami nga qielli”, si ndodhi katastrofa në Nepal? “Vala arriti 200 metra lartësi”!
28/08 12:08
Top News – Diplomacia e luftës me Iranin…Tani e përqendruar vetëm te Ngushtica e Hormuzit
28/08 11:54
Top News – Putin nuk do ta sulmojë NATO-n / Trump siguron pas vizitës së shefit të CIA-s në Moskë
28/08 11:46
Top News – Një cunami i ri brenda 48 orësh / Frikë për një përmbytje të dytë vdekjeprurëse
28/08 11:43
Top News – Mbreti i Norvegjisë ndahet nga jeta / Vdes në moshën 89 vjeçare pas 35 vitesh në fron
28/08 11:37
Top Channel/Lavrov: Gati për propozime të reja mbi fundin e konfliktit!Trump: Nuk e sulmojnë NATO-n!
28/08 11:28
Top News – Vdes ‘Kasapi i Bosnjes’. Ndërron jetë në burgun e Hagës, Ratko Mlladiç
27/08 22:30
Top Channel/ SHBA godet rrjetin kinez të spiunazhit kibernetik, në shënjestër NASA
27/08 22:11
Top Channel/ Vrasje në një shkollë, ekzekutohen dy persona, viktimë edhe ish e dashura e autorit
27/08 20:09
Top Channel/ Alarm në portin e Barit, 3 raketa të fshehura në furgon, arrestohet një francez
27/08 20:08
Top Channel/ Vdes në burg “kasapi i Bosnjës”, Mlladiç i dënuar për gjenocid në Srebrenicë
27/08 19:56