Vërshimi i më shumë se 10.000 emigrantëve pa dokumenta drejt shteteve të bashkuara të amerikës, bie ndesh me politikat e presidentit Biden. Prandaj edhe Shtetet e Bashkuara bënë me dije se do të rrisë fluturimet e dëbimit për mijëra emigrantë që vërshuan në qytetin kufitar të Teksasit, Del Rio, ndërsa autoritetet po përpiqen të lehtësojnë një krizë në rritje për administratën aktuale.