Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, ka kërkuar nga politika që procesi për sigurimin e votës së emigrantëve nga politika duhet të fillojë sa më parë. Deklaratën Celibashi e bëri në një seancë dëgjimore në nënkomisionin për Diasporën dhe Migracionin. Ky qëndrim vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që kërkon garantimin e votës së diasporë. “Ky proces të fillojë sa më shpejt, se jemi afër datës së zgjedhjeve parlamentare” Por pavarësisht kësaj, edhe vetë Celibashi është I paqartë për mënyrën e votimit apo edhe identifikimit të tyre.