12 emigrantët nga Bangladeshi dhe Egjipti kanë lënë kampin në Gjadër dhe kanë hipur në anijen e rojes bregdetare italiane, Guardia Costiera e cila mbërriti në Portin e Shëngjinit rreth orës 8 të mëngjesit të së shtunës. Largimi i tyre erdhi pas vendimit të gjykatës së Romës, e cila nuk e vlerësoi të ligjshëm vendosjen e emigrantëve brneda qendrës italiane në Gjadër në Shqipëri.