Është zbardhur ngjarja e ndodhur ditën e djeshme pranë ishullit të Sazanit në Vlorë, ku rrezikuan të mbyteshin 11 emigrantë nga vendet e treta, të cilët lundronin me një gomone. Policia ka identifikuar dhe ka arrestuar organizatorin e transportimit të emigrantëve, një 43-vjeçar nga Afganistani. Ai kishte futur emigrantët e paligjshëm nga Greqia në Shqipëri, me qëllim transportimin e tyre drejt Italisë.