Nëse Rusia pas fundit të punimeve në gazsjellësin Nord Stream 1 nuk do të vazhdojë të furnizojë më me gaz, atëherë hyn në fuqi një udhëzues emergjent i BE për furnizimin me gaz. Rregullorja emergjente e vitit 2017 kërkon që të gjitha shtetet e BE duhet të kenë plane emergjence dhe një sistem alarmi me tri faza. Jo të gjitha qeveritë janë përgatitur në këtë formë.