Top News/ Elon Musk, trilioneri i parë në botë / ’Është në rrugën e duhur…’, por ka konkurrencë
18/09/2024 15:02

Perandoria e stërmadhe e Elon Musk, që përfshin gjithçka, nga automjetet elektrike dhe mediat sociale e deri tek raketat hapësinore dhe implantet e trurit, së shpejti mund ta bëjë atë trilionerin e parë në botë. Suksesi i biznesit të Musk e ka bërë atë një nga njerëzit me më shumë ndikim, dhe njëkohësisht edhe më të diskutueshëm, në botë. Bosi i Tesla-s është tashmë personi më i pasur në planet, me një pasuri të vlerësuar në afro 250 miliardë dollarë. Tani, Musk mund të bëhet trilioneri i parë në botë, një moment historik që Akademia Informa Connect thotë se ai është në rrugën e duhur për ta arritur deri në vitin 2027. Akademia vëren se pasuria neto e Musk është rritur me shpejtësi me një normë mesatare prej 110% në vit, duke e bërë atë "favoritin e qartë" për të arritur i pari në 1 trilion dollarë. Megjithatë, Musk përballet me konkurrencë. Rritja meteorike e Nvidia, kompania, çipat kompjuterikë të së cilës po fuqizojnë bumin e inteligjencës artificiale, mund ta bëjë Jensen Huang një trilioner në vitin 2028. Huang, CEO dhe bashkëthemelues i Nvidia, ka një vlerë neto prej 104 miliardë dollarësh, sipas Bloomberg. Miliarderi indian Gautam Adani është gjithashtu në rrugën e duhur për t'u bërë trilioner deri në vitin 2028. Nëse Musk do të arrijë i pari pragun e 1 trilion dollarëve, kjo do të varet kryesisht nga e ardhmja e suksesit të tij më të madh: Teslas. Prodhuesi i makinave elektrike i themeluar nga Musk, është bërë kompania më e vlefshme në botë, me një vlerë prej rreth 710 miliardë dollarësh. Nëse Tesla vazhdon të lulëzojë, ajo mund ta shtyjë pasurinë e Musk përtej 1 trilion dollarëve.

Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09
Top News – Sulmuan kishën, vranë nëntë persona / Dënohen me vdekje tre autorët në Jordani
15/11 14:05
Top News – Netanyahu nuk tërhiqet…Kërkon qeveri uniteti: Garanton sigurinë e Izraelit
15/11 14:02
Top News – Në ‘zonën e vdekjes’ në Ukrainë / Shpëtimi vjen nga qielli, dronët e evakuimit në aksion
15/11 14:01
Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56