Shefi i Tesla-s, Elon Musk, gjatë një interviste të fundit për Financial Times u shpreh se nuk e kundërshton idenë e hedhur prej disa miqve të tij që të ketë më shumë fëmijë. Miliarderi i tha redaktores së gazetës, se disa miq i kanë propozuar të ketë deri në 500 fëmijë. Ai mendon se ky propozim është pak i çuditshme por shton se nuk do të heqë dorë nga të pasurit sa më shumë pasardhës.