Elon Musk ka dalë edhe njëherë hapur në mbështetje të qeverisë së Giorgia Melonit dhe planit të saj për transferimin e emigrantëve të paligjshëm drejt qendrave të pritjes në Shqipëri. Miliarderi amerikan ka shkruar shkurtimisht në rrjetin e tij social, X. “Këta gjyqtarë duhet të largohen”, shkroi ai pas vendimit të dytë të gjykatës së Romës që riktheu në Itali edhe 7 emigrantët egjiptianë dhe bangladeshas që erdhën në Lezhë në fundjavë.