Deputetja dhe ish ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali i është drejtuar me një letër publike, Kryeministrit Edi Rama, ish eprorit të saj në qeveri dhe shefit të vet në parti. Me një mesazh të drejtpërdrejt dhe individual, Spiropali e fton Edi Ramën që të shohë revoltën studentore nga këndvështrimi i tyre. Përfytyroje veten si demonstrues, në mes të protestës, mes njerëzve që kanë dalë në rrugë sepse ndihen të padëgjuar, të papërfaqësuar, të prerë në besë, të lodhur. Përfytyroje veten jo si Kryeministër që e sheh protestën nga larg, përmes ekraneve, por si i ri që qëndron mes turmës, dëgjon britmat, ndjen frikën dhe konsideron kryesoren, se ky zemërim nuk lindi sot. Gjithçka nisi me kangjellat që u vendosën për të ndarë njerëzit nga hapësira e tyre, qytetarin nga qyteti, protestën nga institucioni. Ajo i këshillon edhe zgjidhjen.