Top News/ Eleminohet lideri i radhës i Hezbollahut / Izraeli konfirmon: U godit në një sulm ajror
23/10/2024 11:47

Izraeli tha se në një nga sulmet ajrore që ka kryer në periferi të Bejrutit më herët gjatë këtij muaji është vrarë një zyrtar i lartë i Hezbollahut që gjerësisht pritej të zëvendësonte udhëheqësin e hershëm të grupit, Hassan Nasrallah, i cili u vra gjatë një sulmi izraelit muajin e kaluar. Nuk ka pasur një konfirmim të menjëhershëm nga Hezbollahu lidhur me fatin e Hashem Safieddine, një klerik i fuqishëm i cili pritej të zëvendësonte Nasrallahun në krye të grupit. Safieddine u vra në fillim të tetorit gjatë një sulmi që la të vrarë edhe 25 udhëheqës të tjerë të Hezbollahut, tha Izraeli. Izraeli muajve të fundit ka vrarë shumë udhëheqës të lartë të Hezbollahut gjatë sulmeve që ka kryer në jug të Libanit, duke shkaktuar kaos në grup. Javën e kaluar, Izraeli vrau edhe Yahya Sinëarin, udhëheqësin e Hamasit gjatë një operacioni në Gazë. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, që ishte në Izrael të martën, ku u takua me udhëheqësit e lartë të vendit, tha se duhet të “kapitalizohet” vdekja e Sinëarit si një mundësi për t’i dhënë fund luftës në Gazë dhe për të arritur lirimin e pengjeve izraelite. Kryediplomati amerikan po ashtu kërkoi që Izraeli të bëjë më shumë për të ndihmuar në rritjen e dërgesave humanitare për palestinezët.

Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30
Top News – Mbrojtje ajrore e siguri energjetike / Zelensky takon liderët nordikë në Kopenhagen
10/11 15:31
Top News – Princi Harry ‘zbarkon’ në Bruksel / Meghan qëndron ‘në hije’ pas arrestimit të të atit
10/11 15:31
Top News – Zgjedhin drejtuesit në Kongres / Republikanët ‘mblidhen’ një javë pas humbjes së thellë
10/11 15:24
Top News – SHBA largon avionët nga baza britanike /‘Kërcënim iranian’, dërgohen në Gjermani e Spanjë
10/11 15:20
Top Channel/ “Çmendet” Claude, mijëra file e password përfundojnë në rrjet: Po kontrollojmë gabimin!
10/11 14:53
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54