Top News – Eleminohet gjenerali i lartë i Putinit / Bombë në makinë në Moskë, dyshohet për atentat
25/04/2025 14:19

Një gjeneral i lartë lufte i Vladimir Putin thuhet se është vrarë në një atentat të madh me një autobombë në Moskë. Pamjet dramatike të publikuara në disa medja tregojnë se si Yaroslav Moskalik, një gjeneral 59-vjeçar i ministrisë së mbrojtjes, u hodh "disa metra" në ajër nga shpërthimi. Makina u përfshi shpejt nga flakët ndërsa tymi i zi i dendur u ngrit në ajër. Thuhet se Moskalik po kalonte pranë në momentin e saktë të shpërthimit. Fuqia e eksplozivit të përdortur në atentat, sipas shërbimeve ruse të emergjencës, ishte ekuivalente me 300 gram tritol. Raporte të pakonfirmuara thonë gjithashtu se dy persona të tjerë mund të jenë plagosur rëndë. Moskalik ishte zëvendësshef i Drejtorisë Kryesore të Operacioneve të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse. Ai gjithashtu përfaqësoi Shtabin e Përgjithshëm të Rusisë në bisedimet me Ukrainën në vitin 2015. Eksplozivi ka të ngjarë të jetë vendosur në makinën e parkuar vetëm pak metra larg një blloku apartamentesh të larta, dhe është detonuar nga distanca. Komiteti Hetimor i Federatës Ruse ka hapur një çështje penale për shpërthimin. Ky atentat ndodh ndërsa i dërguari special i Presidentit amerikan Donald Trump, Steve Ëitkoff, pritet të takohet me Putinin në Moskë.

Top Channel/ Alarmon Trump: Godasim Iranin në 2027! Rikthehen tensionet në Hormuz
22/11 23:11
Top Channel/ Lufta Ukrainë-Rusi kalon kufijtë! Dronët ukrainas shkatërrojnë anijen ruse në Libi
22/11 22:33
Top News – Putin ‘luan bllofin’, teston NATO-n / Sa larg mund të shkojë pa një përgjigje serioze
22/11 15:33
Top Channel/ GTA ‘çmend’ fansat, rekord shitjesh
22/11 15:00
Top News – Rrëmbime avionësh e sulme terroriste / ‘Al Kaeda do godasë’, paralajmërohen linjat ajrore
22/11 14:55
Top News – Rivali ‘fton’ Netanyahun në qeveri / Eisenkot nis ‘bisedime maratonë’ për koalicionin
22/11 14:41
Top News – 14 të zhdukur nën rrënoja / ‘Mizori’, droi rus godet pallatin pesë katësh në Kiev
22/11 14:36
Top News – Evropa hyn në ‘supercikël’ zgjedhjesh / Rezultatet mund të trondisin themelet e BE-së
22/11 13:15
Top News – Voton për t’u larguar nga Britania / Fshati anglez proteston, nuk do kampe emigrantësh
22/11 12:42
Top News – Putini është një ‘vrasës gjakftohtë’ / Sekretari britanik i mbrojtjes ‘shpërthen’ në Kiev
22/11 12:25
Top News – Luftë në Sinaloa, kapet lordi i drogës / Arrestohet ‘Chapo Isidro’, i kërkuar nga FBI
22/11 12:25
Top News – Anija ruse digjet ende pranë Finlandës / Sulm në Baltik, Ukraina godet me dronë detarë
22/11 12:24
Top Channel/ Arrestohet bosi meksikan i drogës/“Chapo Isidro” në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI
22/11 12:22
Top News – Kinema në 9000 kilometra lartësi/Hollivudi ‘pushton’ qiellin, ‘një treg’ në shpërthim
22/11 12:16
Top Channel/ Paralizohet Belgjika/ Protestat e sindikatave, anulohen fluturime dhe transporti publik
22/11 11:12
Top Channel/ Eisenkot fton Netanyahun në qeveri/ Bisedimet për kabinetin e ri, përgatitet koalicioni
22/11 10:35
Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06