Një elektricist 46-vjeçar humbi jetën tragjikisht gjatë punës. Ngjarja ndodhi në fshatin Marglliç të Patosit gjatë orëve të pasdites. Sipas informacioneve paraprake, Ermal Debrova, 46 vjeç, po riparonte një defekt. Por ai u gjet I pajetë pranë një shtylle të rrëzuar. Paraprakisht dyshohet se elektricisit kishte hipur në shtyllë për të riparuar një defekt. Por shtylla u rrëzua. Si pasojë e përplasjes ekeltriçisti humbi jetën në vend.