Top News – Elbasan, RENEA hidhet në sulm! Blindohet qyteti, hetimet për Everest Çaka
26/05/2021 22:33

Njësitë policore speciale kanë nisur një operacion në Elbasan për të hedhur dritë mbi hetimet e vrasjes mafioze të Everest çakës, pas emrit të të cilit lidhen një seri vrasjes jo vetëm në këtë qytet, por edhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Forca të shumta policore nga patrullat ‘Shqiponja’, por edhe ekspertë të Departamentit të Antikrimit në Policinë e Shtetit kanë zbarkuar në lagjen ‘Skënderbej’ në Elbasan për të kryer hetime të hollësishme në lidhje me ekzekutimin e Everest Çakës, atentat i regjistruar në 11 maj të këtij viti. Fill pas krimit, Policia ngriti dyshimet e saj dhe madje shoqëri si persona që kishin dijeni për krimim mafioz 25 persona, një prej të cilëve edhe u arratis nga qelia. Madje, personi i arratisur dha edhe një dëshmi për Top Channel, teksa kërkoi se mund të vetëdorëzohej, nëse i premtonin sërish lirinë. Kamerat e sigurisë nuk kanë qenë përgjatë të gjithë gjatësisë së rrugës ku ndodhi krimi, duke e vështirësuar punën për identifikimin e autorëve, apo largimin e tyre, pasi inskenuan 2 minuta patra atentatit një aksident, duke u përplasur me makinën e viktimës. Pistat hetimore janë të shumta pasi jo vetëm viktima, por edhe familja e tij ishin të përfshirë në rrjete kriminale. Saga e vrasjeve të familjes Çaka nis disa vite më parë në Itali, ku është vrarë vëllai i tij. Asokohe dyshimet kryesore për autorin e ngjarjes ishin për shtetasin e njohur si Nel Çami. Më vonë në vitin 2011 e gjithë familja e Nel Çamit, e përbërë nga 4 persona, u ekzekutua në Elbasan. I vetmi i shpëtuar nga ky atentat ishte Nel Çami, i cili që prej asaj kohe rezulton i zhdukur. Nga ana tjetër një tjetër i afërm i Everest Cakës, djali i hallës Arjan Spahiu u vra në Belgjikë në vitin 2020. Kjo vrasje solli në Elbasan prokurorë dhe hetues belgë, të cilët tashmë janë duke përpunuar dëshmi e prova, në këtë pistë hetimi, nga e cila presin që të zbardhin autorët e vrasjes. Me emrin e Çakës ka edhe disa vrasje të tjera, që Policia ka sqaruar se hetimet lidhen me larje hesapesh, apo prishje pazaresh mes bandave rivale.

Top News – Mijëra humbje jete në Gjermani / Të lidhura me rezistencën ndaj antibiotikëve
20/08 16:09
Top Channel/ Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama ndan videon e radhës: Durrës, ecim!
20/08 15:27
Top Channel/ Konkursi i Arkitekturës, në test 400 maturantë për 175 kuota të lira
20/08 15:24
Top News- Arrestohet 49-vjeçarja në Durrës/ Në kërkim pasi joshi dhe vodhi një person
20/08 15:23
Top Channel/ Tenton të djegë gruan! 207 raste të dhunës në familje në 1 muaj
20/08 15:12
Top Channel/ Deputetët e rinj, të pastër! SPAK për TCH: Asnjë prej 140 ligjvënësve s’është nën hetim
20/08 15:05
Top Channel/ Tmerr në aeroportin e Malpensës, i riu godet sportelet me çekiç dhe i vë zjarrin!
20/08 15:02
Top News – Rama mendon për kabinetin e ri. Në shtator nis punë kuvendi, Berisha deputeti më i vjetër
20/08 14:57
Top News- Zjarrfikësit s’kanë mjete, beteja me zjarret, kërkohet rritje pagash
20/08 14:48
Top News – Tatimi ndaj banesave. Profesionistët e Lirë: Përjashtim për strehimin bazë
20/08 14:34
Top News – ‘Na nxirrni jashtë’, momentet e fundit të shqiptarëve, dëshmitari tregon detaje
20/08 13:29
Top News – Çmimet e referencës efekt rritës. APL letër financave: Drafti problematika serioze
20/08 13:04
Top News- Humbja kthen debatet brenda PD/ Të vjetrit përplasen me të rinjtë
20/08 12:48
Top Channel/ Konkursi i pranimit në Arkitekturë! Konkurrojnë 400 maturantë për tre degë
20/08 12:30
Top News – Plaket Shqipëria, rinohet Kosova. Dy vendet trajektore të ndryshme për lindjet e martesat
20/08 12:29
Top Channel/ Krim për vijën e ujit! Ekzekutohet një person në Divjakë, prangoset autori 25-vjeçar
20/08 11:52
Top News- 20-vjeçari goditet me gur në kokë/ Arrestohet autori, ngjarja pas një konflikti të çastit
20/08 11:36
Top News- Fluksi i lëvizjeve në Portin e Durrësit, kush ishin vizitorët më të shumtë në korrik
20/08 11:29
Top News- Plagoset me thikë 50-vjeçari/ Ngjarja në Kurbin pas një konflikti, pranga autorit
20/08 11:13
Top News- Aksidenti në aksin Fier-Patos, ndërron jetë në spital drejtuesi i motorit
20/08 10:50