Tre rrëqebuj të vrarë e të balsamosur janë të ekspozuar në një restorant në afërsi të Elbasanit. Denoncimi vjen nga Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri e cila ka botuar dy fotografi nga ky restorant në rrjetin e saj social. Sipas kësaj shoqate një restorant në hyrje të qytetit të Elbasanit ka në brendësi të tij 3 rrëqebuj që ekspozohen të balsamosur si zbukurim për ambientin e lokalit. Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri thekson se këta rrëqebuj përbëjnë 30% të popullatës të të gjithë llojit të kësaj kafshe që ekziston në Shqipëri dhe që është drejt zhdukjes.