Top News – Ekzekutojnë shokët e tyre të plagosur/ Ushtarët koreanoveriorë s’bien në duart e Ukrainës
29/12/2024 17:06

Ushtarët e Koresë së Veriut po “ekzekutojnë” shokët e tyre të plagosur për të ndaluar kapjen e tyre nga Ukraina, thotë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Ai pretendoi se forcat e tij kishin kapur "disa" luftëtarë të diktatorit Kim Jong-Un, por ata nuk kanë mundur të mbijetojnë pas plagëve të marra. Ukraina konfirmoi gjithashtu një sulm me raketa mbi një objekt magazinimi dhe riparimi të dronëve iranianë Shahed thellë në territorin rus, në rajonin Oryol. Sipas mediave ukrainase në këtë sulmSipas mediave ASTRA, u përdorën raketat vdekjeprurëse të furnizuara nga Britania, Storm Shadoë. Zelensky foli ndërsa u shfaqën pamjet që raportohet se tregonin trupat e Koresë së Veriut në pozicione në fushën e betejës, "me mbrojtje minimale", në rajonin e Kurskut, në Rusi, duke mos marrë masa mbrojtëse përballë dronëve ukrainas. Kjo i bënte ata të prekshëm ndaj sulmeve ajrore, ndryshe nga trupat ruse që veprojnë në grupe më të vogla dhe më pak të ekspozuara. Trupat e pajetë të ushtarëve koreanoveriorë, të gjetur nga ukrainasit, janë parë madje edhe pa radio dhe pa forma të tjera komunikimi. Sipas zelenskit, trupat koreanoveriore kanë pësuar shumë humbje pasi më parë kishte folur për mbi 3 mijë të vdekur dhe të plagosur. Ushtarë koreanoveriorë janë parë ndërkohë edhe në spitalet e moskës. “Ne shohim se ushtria ruse dhe forcat e Koresë së Veriut nuk kanë interes për mbijetesën e këtyre trupave. Ata duan që të pamundësojnë kapjen rob të koreanoveriorëve dhe ka raste që po ekzekutojnë njerëzit e tyre. Ndërkohë rusët i dërgojnë në sulme me mbrojtje minimale”, tha Zelenski.

Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01
Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45