Përparim Ademi do të vuajë burgim të përjetshëm, për vrasjen e dyfishtë të motrave Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani në datë 31 dhjetor 2020. Në këtë mënyrë, Apeli vendosi të rrëzojë ankimin e bërë nga autori I ngjarjes së rëndë, I cili kërkonte prishjen e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe kthimin e çështjes për rigjykim. Në ankimim kërkohej gjithashtu që të ngrihej një grup ekspertësh për tëpërcaktuar gjendjen mendore të të pandehurit dhe caktimin e masës mjekësore shtrim në spital psikiatrik.