Guvernatori i Utah, Spencer Cox, ka deklaruar se autoritetet po mbledhin të gjitha provat e nevojshme për të ndjekur penalisht me dënim kapital personin përgjegjës për vrasjen e Charlie Kirk.Sipas Death Penalty Information Center, dënimi me vdekje aplikohet në 27 shtete amerikane, por ligjet dhe procedurat ndryshojnë nga shteti në shtet. Në Utah, vrasja e rënduar është një nga veprat penale që mund të dënohet me ekzekutim.