Top News/ Ekzekutohet lideri politik i Hamasit / Përshkallëzim i frikshëm, Irani premton hakmarrje
31/07/2024 12:32

Garda Revolucionare e Iranit tha se Ismail Haniyeh, lideri politik i Hamasit është vrarë gjatë një sulmi në Teheran, duke fajësuar Izraelin. Garda tha se po heton sulmin që la të vrarë Haniyeh, 62 vjeç, ndërsa ai ishte në Teheran për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Iranit, Masud Pezeshkian. Garda Revolucionare e Republikës Islamike nuk dha detaje se si u krye sulmi. Hamasi, që mbështetet nga Irani, konfirmoi lajmin përmes një postimi në Telegram, duke thënë se Haniyeh u vra “në një sulm ajror në rezidencën e tij në Teheran”. Edhe presidenti i ri i Iranit, Masud Pezeshkian, njoftoi përmes X për vrasjen e Haniyeh. “Republika Islamike e Iranit do të mbrojë integritetin e saj territorial, nderin dhe do të bëjë që pushtuesit terrorist të paguajnë për veprimet e tyre”, shkroi ai. Në anën tjetër, pala izraelite ende nuk ka konfirmuar vdekjen e liderit politik të Hamasit. “Ismail Haniyeh, i cili erdhi në Iran për ceremoninë e inaugurimit të presidentit dhe po qëndronte në një rezidencë të posaçme për veteranët në veri të Teheranit është vrarë me një predhë nga ajri”, shkroi në X Fars, agjencia e lajmeve e lidhur me Gardën Revolucionare Islamike. Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbad, menjëherë dënoi vrasjen, duke e cilësuar “akt qyqar dhe zhvillim të rrezikshëm”. Disa shtete kanë dënuar sulmin. Rusia e ka quajtur “vrasje të papranueshme politike”, ndërkaq Turqia ka paralajmëruar se vrasja e liderit politik të Hamasit do të zgjasë luftën mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës. Kur u pyet për sulmin që vrau Haniyeh, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, u tha gazetarëve në Filipine se “nuk kishte informacione shtesë për t’iu dhënë”. Izraeli është zotuar se do të vrasë udhëheqësit e Hamasit për shkak të sulmit që grupi radikal palestinez kreu brenda territorit izraelit më 7 tetor. Haniyeh ka qenë pjesë e Hamasit për dekada të tëra dhe u bë shef politik i grupit më 2017. Ai ka jetuar në Rripin e Gazës deri më 2019 dhe më pas në mërgim në Katar. Gjatë luftës mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë, Haniyeh ka udhëtuar nëpër shtetet e Lindjes së Mesme ku ka marrë pjesë në negociatat ndërkombëtare për konfliktin, përfshirë edhe në negociatat për lirimin e pengjeve që ende mbahen nga Hamasi.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30