Një atentat mafioz ka ndodhur pak pas orës 14:00 te rrethrrotullimi i Rinasit, ku për pasojë ka mbetur i vdekur shtetasi, Gilmando Dani, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Atentati ka ndodhur me kallashnikov, plumbat e të cilit kanë arritur që të ccajnë xhamin e blinduar të makinës, që rezulton në pronësi të shtetasit Elvis Kosova.