I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, në seancën e radhës gjyqësore për dosjen ‘Plumbi i Artë’, ka treguar planin e vrasjes së Fatmira Dedës, nënës së bosit të drogës në shtator 2013. 60-vjeçarja u vra një vit pas vrasjes në zonën e Golemit të djalit të saj, Ervis Deda. Nuredin Dumani ka rrëfyer se për menyrën e vrasjes së Fatmira Dedës, ka rënë dakord me Talo Çelën, I penduari i drejtësisë ka treguar se Dorian Shkozën e aktivizuan pasi foli me Festim Qolin dhe Talo Çelën.