Ka marrë një drejtim tjetër hetimi për vrasjen e 28-vjeçarit shqiptar në Belgjikë më 18 korrik të këtij viti, ku tashmë i dyshuari kryesor për këtë krim është vjehrri i tij. Mediat belge shkruajnë se hetuesit kanë prova që ka qenë pikërisht vjehrri që i ka marrë jetën 28-vjeçarit shqiptar, ndërsa policia e ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e tij. Nga hetimet mësohet se ka qenë vetë 54-vjeçari që ka pranuar se ditën e vrasjes ka pasur një debat me dhëndrin e tij Ilir S., por ka mohuar se e ka kryer ai.