Gjykata e Tiranës I ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, Lulzim Spahisë. Ai u arrestua mbrëmjen e së martës, ndërsa ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Fridman Xhaferajt I cili u gjet I mbytur më 13 qershor të 2021 në rezervuarin e Gjançit, në Korçë. Ndaj Spahisë do të zhvillohet një tjetër seancë gjyqësore në Durrës, pasi ndaj tij në atë qytet akuzohet për drogë.