Atentati që tronditi Tiranën mbrëmjen e djeshme është kryer nga vrasës me pagesë. Ky është dyshimi i parë që ka ngritur policia, nisur nga skema e pëdorur nga aurtorët. Autorët e kanë gjurmuar për disa ditë me radhë për të mësuar lëvizjet e 40-vjeçarit Hekuran Billa. Dje në mbrëmje i janë vënë në ndjekje dhe madje kanë pirë kafe në të njëjtin lokal me të, pa u vënë re. Kjo tregon se autori dhe viktimat nuk kanë pasur njohje mes tyre, duke shtuar dyshimet se autorët kanë qenë vrasës të paguar.