Prej vitesh Policia nuk ka një regjistër apo statistikë të saktë lidhur me vrasjet me pagesë. Përjashtim bëjnë vetëm ato raste kur ngrihen pistat e hetimit të krimit. Deri në fund të vitit 2019 Policia bën të ditur se janë kryer 122 vrasje me pagesë, por sipas tyre e para zyrtarisht është ajo e një kambisti në Tiranë e ndodhur më 30 dhjetor 1997 e për të cilën janë paguar 10 mijë dollarë. Fillimisht kjo vihet re në qytetet e mëdha, sidomos në qytetin e Tiranës, ku pas një seri konfliktesh për motive të dobëta midis bandave kriminale “të fortëve të lagjes”, këto konflikte përfunduan në vrasje.