Një vrasje me armë zjarri tronditi zonën e Mirditës mëngjesin e kësaj të enjte, ku u ekzekutua 65-vjeçari Viktor Bardhi. Viktima u gjet I pajetë në automjetin e tij tip ‘Benz’ rreth orës 09:00 bë fshatin Ndërfushaz. 65-vjeçari mësohet se ishte punonjes i ujësjellësit, dhe gjate momentit te atentatit kishte shkuar për të hapur ujin për banorët e fshatrave por ra pre e një prite të mirëmeduar nga ana e atentatorëve, të cilët dyshoeht se e kishin mirëorganizuar ekzekutimin, Breshëri plumbash u derdhën mbi viktimën që humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me bordurën anësore të urës.