Një nga autorët e vrasjes së Elton Javorit në dhjetor të 2023-it ka rënë në prangat e Policisë së Fierit këtë të hënë. Agim Gashi, 38 vjec u ndalua nga Specialistët e Krimeve të Rënda. Ai ishte shpallur në kërkim që nga ekzekutimi i Elton Javorit gati 3 vite më parë në lagjen 16 prilli të Fierit. Ndaj tij, Gjykata e Fierit kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve”.