Autoritetet marokene u kanë përcjellë homologëve të tyre shqiptarë aparatin celular të Ruben Saraivës, 28-vjeçari portugez, i cili dyshohet të ketë qenë edhe njeriu që shkrepi armën mbi biznesmenin lezhjan, Ardjan Nikulaj në ngjarjen e ndodhur në mes të prillit të këtij viti në Shëngjin. Zbërthimi i komunikimeve të portugezit me anëtarët e tjerë të grupit të vrasësve me pagesë, katër britanikë dhe porositësi Edmond Haxhia, pritet t’u shërbej hetuesve për të pasur prova të reja në lidhje me ngjarjen.