Në kohë dhe vende të ndryshme Shqipëria ka shënuar krime të rënda, disa prej të cilave janë konsideruar nga ekspertët antikrim si tipike mafioze. Kështu ishte edhe atentati vdekjeprurës ndaj biznesmenit Behar Sofia, vrasësit e të cilit u zbuluan në një kohë rekord, nëse merr për referencë ngjarje të tilla po kaq të rënda, e për të cilat hetimet ende nuk i kanë zbardhur.