Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Një person ka mbetur i vrarë, ndërkohë që dyshohet se ka edhe të lënduar. Ngjarja është regjistruar në Bulevardin kryesor të qytetit, pranë stadiumit 'Elbasan Arena'. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të saj.