Pas më shumë se tre vitesh në kërkim nga shteti shqiptar, Sokol Ndreka u ekstradua këtë të shtunë nga Gjermania drejte vendit tonë, për llogari të autoriteteve ligjzbatuese, si person i dyshuar për përfshirjen e tij në aktivitetin e paligjshëm të ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve. 51 vjeccari u arretua pak kohë më parë nga policia gjermane për llogari të shtetit shqiptar, pasi ndaj tij gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vitin 2024, ka shpallur vendimin duke e dënuar atë me 6 vite burgim për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.