Indrit Taullai, i akuzuar për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt, ekzekutimet e bujshme të ndodhura në vitin 2005, është ektraduar këtë të premte në vendin tonë nga Kosova. Përmes njoftimit zyrtar, Interpol Tirana bëri me dije se Taullai që u vu në pranga një muaj më parë në Kosovë ndodhet tashmën ë Shqipëri ku është caktuar masa ‘arrest me burg’ për të. Taullai u arrestua në Prizren më 6 dhjetor në një qendër tregtare. Gjykata e Posaçme e Apelit ka shpallur masën arreste me burg përveccse për Taullain edhe për Emiljano Shullazin, Plaurent Dervishaj, Indrit Rusin e Viktor Ymerin. Të gjithë këta persona përfshirë dhe bashkëpuntorin e prokurorisë SPAK, Luftar Reçin, akuzohen si ideatorët dhe autorët e vrasjes së Klodian Saliut dhe biznesmenit Vajdin Lame, ngjarje të ndodhura në shkurt të vitit 2005. Në Dubai si i impikuar në këto dy vrasje, u arrestua Plaurent Dervishaj, i cili sapo kishte hipur në një avion Charter dhe ndodhej në pistë gati për fluturim.