Një 55-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzat e pjesëmarrjes në një organizatë kriminale dhe kontrabandës së mallrave, është ekstraduar nga Kroacia në Shqipëri. Emin Shabani, i lindur në Maqedoninë e Veriut, u dorëzua në autoritetet shqiptare pas një bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet Drejtorisë së Interpolit dhe forcave të rendit kroate. 55-vjeccari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi GJKKO i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për akuzat e “Kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Kryerja e veprave penale nga një grup i strukturuar kriminal”.