Top News/ Ekspozitë në nder të Rossit, Sacchi: Hera e tretë në Shqipëri
09/12/2023 16:47

Në 3-vjetorin e ndarjes nga jeta të Paolo Rossit, u mbajt në Tiranë një konferencë në ambientet e kryeministrisë u lajmërua hapja nga 26 janari në 20 shkurt e një ekspozite në kryeqytetin shqiptar, për nder të ish-futbollistit të madh Italian. Në të ekspozohen edhe Këpuca dhe Topi i Artë i Paolo Rossit si dhe një sërë objektesh personale të legjendës së Italisë, io cili vinte si I panjohur në Botërorin e vitit 1982 dhe gdhendi emrin e tij me gërma të arta falë një paraqitjeje spektakolare. Kryeministri i vendit, Edi Rama e vlerësoi Paolo Rossin si një figurë që shkon përtej sportit, duke e lidhur edhe me frymëzimin në Shqipërinë e atyre viteve. “Kujtoj se kur Italia ishte në finale kundër Gjermanisë ka qenë një grup të rinjsh që ishin pjesë e komunitetit të madh të panumërt të tifozëve të Italisë në Shqipëri dhe që dolën nëpër rrugë me flamurin italian. Ky akt ishte herezi në ato vite. Ne pastaj e morëm vesh për këtë të nesërmen sepse ata u arrestuan dhe u gjykuan për një akt të një papërgjegjshmërie të lartë dhe për propagandë”–deklaroi Edi Rama. Ekspozita që do të hapet në Tiranë në 26 janar, do të sjellë përveçse koleksionit të artë të Paolo Rossit edhe të legjendave të tjera të futbollit botëror. Prezent ishte edhe trajneri i mirënjohur italian Arrigo Sachi, i cili revolucionarizoi futbollin italian me Milanin, i cili ndër të tjera u shpreh. “Është hera e dytë që vij në Shqipëri dhe kam kujtime shumë të mira. Paolo ishte një kampion që nxori në pah cilësitë e tij më të mira. Ishte i brishtë në fillim, por më tej jo më. Mendonte dy herë më shpejt se të tjerët. Njeri i jashtëzakonshëm. Sot në Itali skuadrat më të mira bëjnë vetëm dy gjuajtje në portë, ndërsa Rossi na mësoi sesi ne duhet të ishim të parët, se si duhet të ringriheshim”-tha ai.

Top Channel/ Muzeu Arkeologjik i mbyllur, godina në rikonstruksion prej vitesh
17/03 12:26
Top Channel/ Pianisti Kostandin Tashko debuton me orkestrën e Operës në koncert simfonik
16/03 15:29
Top Channel/ Muzeu etnografik në Konispol, njohuni me “Gjurmët e mia” në fshatin Xarrë
15/03 20:56
Top Channel/ Drama e gjyqtarit të nazistëve në TK, aktori Zifla rrëfen rolin e gjykatësit amerikan
13/03 15:41
Top Channel/ Namik Dokle nderohet në 80-vjetor, del libri i tij “Atje ku dielli lind dy herë-Saga e Gorës”
11/03 20:04
Top Channel/ Rihapja e liceut francez në Korçë, 5 vitet e para një pjesë të kostove i paguan Franca
10/03 20:03
Top Channel/Monika Kryemadhi prezanton “Me fat”, premierë më 12 mars, ditën kur e thërret SPAK
10/03 15:54
Top Channel/ Nderohen nipërit e Aleksandër Moisiut! “Doctor Honoris Causa” për pëllezërit Berggruen
09/03 20:07
Top Channel/ Vallet myzeqare trashëgimi e kombit, hapet rruga e aplikimit në UNESCO
08/03 12:33
Top Channel/ “Dilema e Ismailit, filmi kushtuar “Besës” që shpëtoi hebrenjtë në Shqipëri
06/03 15:37
Top Channel/ “Nikolla i zemrës së Tiranës”! Dokumentari kushtuar kompozitorit Nikolla Zoraqi
05/03 15:36
Top Channel/ “Duhet një bibliotekë e re”! Vepra të reja, por infrastruktura mbetet problem
03/03 20:00
Top Channel/ “Le të fillojë gjuetia”, ekspozita e fotografit Albes Fusha që tregon bektashinjtë
03/03 15:28
Top Channel/ “Paraja rrëfen”! Ekspozita e Bankës së Shqipërisë hapet në Shkodër
03/03 15:26
Top Channel/ Lamtumira për parodistin Mane Lumani, “Mjeshtri i Madh” përcillet me nderime
02/03 15:27
Top Channel/ “Loja e Fundit” në Shkodër, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito prezantojnë filmin
28/02 15:31
Top Channel/ Çmimi “Lumo Skëndo” 2025, hapet edicioni i pestë, në garë veprat më të mira
27/02 19:59
Top Channel/ Lamtumirë Zhani Ziçishti! Homazhe në Korçë për aktorin e njohur të teatrit dhe filmit
26/02 12:28
Top Channel/ Ligji i ri për industrinë audiovizuale, synohet dhe forcimi i grave në kinematografi
26/02 11:26
Blindohet Shqipëria dhe Kosova, nis prodhimi i municioneve, çmendet Serbia | Breaking
25/02 13:19
DIGITALB DIGITALB