Në Athinë është hapur ekspozita me vepra të Kryeministrit Edi Rama. Ekzposita me titull ‘Improvizimet’ ka çuar në kryeqytetin grek vetë kreun e Qeverisë në një vizitë dyditore jozyrtare. Rama mbërriti mesditën e së hënës në Greqi, ku u takua edhe me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias, teksa e pranishme ka qenë edhe ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka.