Bizneset eksportuese deklarojnë se shpërfillja e Qeverisë ndaj kërkesave të tyre po i shtyn drejt protestave para Kryeministrisë. Përmes një deklarate të përbashkët, tetë organizata thonë se humbja e konkurrueshmërisë së eksportuesve shqiptarë, rënia e vlerës së shitjeve nga forcimi I shpejtë i lekut dhe rritja e kostove direkte dhe ndikimi i inflacionit në shpenzimet e përditshme po krijojnë me shpejtësi mjedisin e pafavorshëm për të vijuar më tej dhe po e detyrojnë pjesën dërrmuese të eksportuesve të mbyllin aktivitetet dhe të aplikojnë për status pasiv.