Eksportet shqiptare ranë me gati 8 për qind në nëntëmujorin e parë të këtij viti, duke konfirmuar ankesat e vazhdueshme të bizneseve prodhuese për mungesë të fuqisë punëtore dhe tkurrje të prodhimit. Rënia më e madhe e eksporteve është regjistruar në muajin shtator me 10.7 për qind. INSTAT rishikoi të dhënat për këtë muaj, duke korrigjuar lapsusin e publikimit të fillimit të tetorit, kur raportoi gati dy herë më shumë eksporte me Kosovën.