Top News – Eksportet e armëve gjermane, në qiell / Si asnjëherë më parë, 13.2 miliardë euro shitje
19/12/2024 12:56

Nga fillimi i vitit deri më 17 dhjetor 2024 qeveria gjermane ka miratuar eksportimin e armatimeve në vlerë rreth 13,2 miliardë euro. Këtë e deklaroi Ministria e Ekonomisë duke u bazuar në shifrat paraprake. Në këtë mënyrë eksportet e armatimeve arrijnë një vlerë rekord duke e tejkaluar kuotën e një viti më parë. Më 2023 vlera e eksporteve të miratuara për armatimet ishte 12,2 miliardë euro. Volumi i lartë i eksportit të armatimeve vazhdon të ketë si arsye luftën në Ukrainë. Ky vend i sulmuar nga Rusia edhe sivjet ka qenë vendi kryesor ku janë dërguar eksportet me një volum 8,1 miliardë euro, që përbën kuotën e 62 përqind të të gjitha eksporteve të miratuara për armatime. "Shifrat theksojnë, që ne vazhdojmë të qendrojmë fort në krahun e Ukrainës në mbrojtjen e saj dhe kundër luftës agresive ruse", deklaron Ministria e Ekonomisë. Vlera e përgjithshme prej 13,2 miliardë eurosh konsiston në 8,1 miliardë euro për armë lufte dhe rreth 5,1 miliardë euro për pajisje të ndryshme armatimi. Eksportet e armatimeve i nënshtrohen vazhdimisht verifikimit të posaçëm nga qeveria. Për Singaporin këtë vit janë miratuar furnizime në vlerën 1,2 miliardë euro, për Algjerinë gati 559 milionë. Pasojnë SHBA me 298,5 milionë euro, Turqia me 230,9 milionë euro dhe India me 224,0 milionë euro. Qeveria nën kancelarin socialdemokrat Olaf Scholz kishte vendosur të ndiqte një kurs strikt përsa i përket miratimit të eksporteve të armatimeve. Por për mbështetjen e Ukrainës në mbrojtje ndaj Rusisë është bërë një përjashtim. "Ndihma ushtarake për Ukrainën është në interesin tonë të politikës së sigurisë", deklaroi sekretari i shtetit në Ministrinë e Ekonomisë Bernhard Kluttig. Në përgjithësi qeveria i përmbahet kursit të saj "për një politikë restriktive ndaj eksporteve të armatimeve me një nivel të lartë të standardit të verifikimit".

Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01
Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50