Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në Fushë Krujë në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Ngjarja është shënuar rreth orë 01.00 në oborrin e një punishteje produktesh mishi, e cila ndodhet pranë ish-magazinave të grumbullimit. Bëhet me dije se si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar dëme materiale në murin e jashtëm të punishtes, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.