Prokuroria e Tiranës ka kërkuar ekspertim të kompjuterave të gjetur në zyrat e Armand Shakaj, autorit të dyshuar të vrasjes së Eglant Koçit. Në shkresën dërguar Gjykatës Penale, prokuroria kërkon leje për hapjen e 4 kompjuterëve, të gjetur në zyrat e Armand Shakaj, aty ku dyshohet se kreu edhe krimin makabër të vrasjes së 34-vjeçarit.