Turmat e demonstruesve që mbushin prej ditësh rrugët e qyteteve në Shteteve të Bashkuara dhe Evropë kundër racizmit dhe dhunës policore, kanë shqetësuar ekspertët mjekësorë, që druhen se ato mund të nxisin një valë të dytë të koronavirusit. “Gjëja e parë që unë shoh tek këto protesta është mundësi e mrekullueshme që virusi të vazhdojë të përhapet”, u shpreh John Swartzberg, profesor i sëmundjeve infektive dhe vaksinave në Shkollën e Shëndetit Publik të Berkeley.