Eksperiment jashtëzakonisht i rëndë dhe totalisht i dështuar. Kështu e konsideron kryeministri Edi Rama situatën e krijuar në bashkinë e Tiranës, ku prej 19 muajsh i zgjedhur vendor, Erion Veliaj mbahet në qelitë e paraburgimit. Sipas shefit të ekzekutivit, viktimat e këtij eksperimenti janë qytetarët e kategorive vulnerabël. “heqja e kokës dhe eksperimenti social, legal, ekonomik, politik i drejtimit të një kryeqyteti pa kokë ka sjellë shumë viktima. E kanë paguar me dëme kolosale kategori sociale në Tiranë, ku më e prekura është ajo e familjeve që presin më në fund t'iu jepet çelësi sepse janë viktima të tërmetit. Mos flas për viktimat e tjera. Eksperiment jashtëzakonisht i rëndë dhe totalisht i dështuar.”