Kryeministri Edi Rama pasditen e se shtunes në Brindizi të Italisë, u ndal aty ku në 7 mars 1991 zbarkuan 18 mijë shqiptarë. Në fjalën e tij kreu i qeverisë tha se sot, 30 vjet më pas, shqiptarët janë qytetarë të respektuar falë kurajos, vullnetit, punës së tyre heroike. Kreu I qeverisë shqiptare nuk nguroi tu parashtronte dy kërkesa autoriteteve lokale të Brindizit: E para, që 7 marsin ta kthejnë në një vizitë të detyruar të qeverisë shqiptare në Brindizi si dhe ti jepej një hapësirë për të ndërtuar një muze të vogël.