Top News/ Eksodi i serbëve nga Kosova, ‘legjendë’/ Shtypi gjerman hedh poshtë deklaratat e Beogradit
08/02/2024 12:07

Pretendimi i Serbisë se nga Kosova ka eksod të serbëve "mund të hidhet poshtë si i rremë, bazuar në statistikat zyrtare të shtetit serb", shkruan Michael Martens, korrespondent i gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung në Beograd në numrin e së mërkurës të gazetës gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung". Martens thotë se "numri i serbëve në Kosovë ka vite që është në rënie të vazhdueshme, por e njëjta gjë mund të thuhet edhe për numrin e popullsisë në Serbi, përveç Beogradit, Novi Sadit dhe disa qyteteve të tjera". Korrespondenti i FAZ bazohet për këtë pohim në përllogaritjet e "Iniciativës Evropiane për Stabilitet" (ESI). Ajo ka shqyrtuar "shifra të disponueshme publike të qeverisë që lejojnë të nxirren përfundime mjaft të sakta për numrin e serbëve". ESI analizon p.sh. shifrat e sigurimit shëndetësor të Serbisë. Sipas tyre "në vitin 2017 kishte ende 109.000 serbë të siguruar në Kosovë", por "gjashtë vjet më vonë kishte më pak se 107.000". Nga kjo del që rënia për Kosovën është 2.4%, por për Serbinë vetë, "rënia në të njëjtën periudhë ishte 2.9%."Zyra e Statistikave e Serbisë, citon FAZ, raporton një rënie drastike të numrit të nxënësve (serbë) që ndjekin shkollat fillore në Kosovë: nga 14.500 në vitin 2004 në 10.700 në vitin 2021. Por në Serbi rënia është e njëjtë: "këtu sipas të dhënave zyrtare shtetërore shifrat ranë me 23%. Përsa u përket pensioneve, në 11 vitet e fundit Serbia ka paguar 6,3% pensione më pak në Kosovë, kurse në Serbi ka paguar 2,6% më pak. Por ESI dhe FAZ kujtojnë se "punëdhënësi më i rëndësishëm për serbët e Kosovës është shteti. Fakti që serbët largohen nga Kosova me arritjen e moshës së pensionit nuk është i ri. Prej dekadash ka pasur një "eksod pensionistësh” nga Kosova"."Evolucioni demografik i pakicës serbe në Kosovë i përgjigjet tendencave të përgjithshme në të gjithë Evropën Juglindore për vite me radhë. Si rezultat i një kombinimi të niveleve të ulëta të lindjeve, emigrimit të lartë dhe mungesës së tërheqjes për emigracionin, numri i popullsisë po bie në të gjitha vendet e rajonit", konkludon FAZ.

Top News- Vuçiç blen raketat supersonike nga Kina: Po përgatitemi për sulm nga Tirana, Prishtina e…
13/03 11:01
Top News- ‘Zë i fortë për shqiptarët në Preshevë’/ Begaj: Do garantojmë mbrojtjen e të drejtave
12/03 18:28
Top News- Rama rrëzon pretendimet e Vuçiç/ ‘E ka makth Kosovën, s’ka aleancë kundër Serbisë’
12/03 14:51
Top News-‘5 vendet e BE të njohin Kosovën’/ PE: Dialogu me Serbinë kyç për integrimin
12/03 14:37
Top News- Fluturimet misterioze mes Tel Avivit e Beogradit/ Dyshime për transport armësh në Izrael
11/03 14:48
Top News- Serbë për të trazuar Europën/ Gjykatat serbe: U paguan nga shërbimi i inteligjencës ruse
10/03 10:17
Top News- Rikthimi i shërbimit ushtarak/ Nis rekrutimi i ushtarëve në Kroaci, dy muaj uniformë
09/03 11:07
Top News – Serbia përgatitet për luftë. Vuçiç, 6 mld euro për ushtrinë-Do blejmë gjithçka
07/03 18:00
Top News- ‘Shqipja, gjuhë dytësore’ / Ministrja e Arsimit rikthen retorikën antishqiptare në Shkup
27/02 11:56
Top News – Vritet i mituri shqiptar në Greqi. Sherr me thika mes adoleshentëve, arrestohet greku
27/02 11:33
Top News- ‘Sfidoj edhe SHBA për Kosovën’/ Vuçiç-Asnjë pakt sekret për të njohur Pavarësinë
27/02 11:26
Top News- Skandali i spiunazhit që tronditi Greqinë, si u përgjuan ministrat e ushtarakët
26/02 22:49
Top News- Skandal! Ministrja maqedonase presion shqiptarëve: Mos flisni shqip
26/02 22:47
Top News – Greqia reformon ushtrinë. Shërbimi i detyrueshëm zgjatet nga 9 në 12 muaj
25/02 17:45
Top News- Dialogu Kosovë- Serbi/ Presidenti serb kërkon angazhim më aktiv të BE
25/02 15:30
Top News – Greqia ndryshon shërbimin ushtarak. 10 javë trajnim bazë të detyrueshëm
24/02 23:08
Top News – Artan Grubi në arrest shtëpie / 24 orë nën mbikqyrje nga Ministria e Brendshme
24/02 11:46
Top News- Arrestohet Artan Grubi / Ish zv.kryeministri akuzohet për korrupsion me tenderat
23/02 10:13
Top News – Greqia nis operacionin ‘fshesa’. Athina, plan për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
21/02 11:35
Top News- Bosnja sanksionon 11 shtetas të saj/ Ishin të lidhur me organizatat terroriste
20/02 19:37
DIGITALB DIGITALB