Ekonomia shqiptare ka shfaqur bilance pozitive në tremujorin e parë të këtij viti. Ministri i Financave, Petrit Malaj vlerësoi një rritje ekonomike prej 3.7 për qind, më e lartë sesa mesatarja e Ballkanit Perëndimor. Malaj: “Shqipëria gjatë tremujorit të parë të vitit 2026 ka shënuar një rritje ekonomike prej 3.7%, më e larta sesa mesatarja e Ballkanit Perëndimor, por edhe e Bashkimit Europian. Kemi një rritje ekonomike e cila, sipas parashikimeve të Ministrisë së Financave, deri në fund të vitit do të arrijë në 4%, ku padyshim sektorët me kontributin më të madh janë sektori i shërbimeve dhe sektori i investimeve, qofshin këto private apo publike.”