Top News – Ekonomia ra me 10.2 %/ Sejko: Norma e papunësisë 11.9 %
07/10/2020 20:59

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi Raportin e Politikës Monetare duke mbajtur të pa ndryshuar normën bzë të interesit . Sipas bsh në këtë raport konstatohet se ndikimi i pandemisë në ekonomi ka qenë i plotë dhe serioz në tremujorin e dytë, por ka ardhur drejt reduktimit në muajt në vazhdim. “Stimuli i njëkohshëm fiskal, monetar dhe financiar, ka rezultuar efektiv në shmangien e pasojave më negative të goditjes. Lehtësimi i masave të distancimit social, stabiliteti i tregjeve financiare, si dhe shëndeti i bilancit tësektorit bankar, përbëjnë premisa për një rikuperim gradual të aktivitetit ekonomik në të ardhmen”, tha Guvernatori . Duke iu referuar të dhenave të INSTAT, BSh konfirmoi se aktiviteti ekonomik në vend shënoi njërënie vjetore prej 10.2% në tremujorin e dytë. “Kjo rënie pasqyroi kontributin negativ të pothuajse të gjithë sektorëve të ekonomisë dhe komponentëve të kërkesës agregate. Paralelisht me të, punësimi shënoi një rënie vjetore prej 3.6%, ndërkohë që norma e papunësisë u rrit në 11.9%.Të dhënat e tremujorit të tretë mbeten ende paraprake. Megjithatë, ecuria më e mirë e të ardhurave tatimore dhe eksporteve, si dhe përmirësimi i besimit të biznesit dhe konsumatorit,sugjerojnë se rënia ekonomike ka vijuar, por me ritme më të ngadalta se në tremujorin e dytë” tha Sejko në fjalën e e tij në mbledhjen e Këshillit mbikqyres. Ai nënvizoi se inflacioni në vend shënoi një vlerë mesatare prej 1.3% gjatë muajve korrik e gusht, duke shënuar rënie krahasuar me tremujorin e dytë. Kjo rënie konsiderohet se ka pasqyruar normat më të ulëta të inflacionit të artikujve ushqimorë dhe të disa kategorive të shërbimeve. Këshilli mbikqyrës miratoi rregulloren “Mbi organizimin dhe funksionimin e Komitetit për Fondin e Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme”, ku përcajktohet përjashtimi nga mbajtja e të gjitha komisioneve për të gjitha llogaritë e hapura në sistemet e pagesave të Bankës së Shqipërisë, për administrimin e Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme.

Top News – Çmimet e referencës në bregdet. Rinis procesi i vlerësimit, rezultati brenda prillit
30/03 16:43
Top Channel/ Gruri do kushtojë më shumë, shkak nafta dhe plehrat kimikë! Fermerët ngrenë shqetësimin
29/03 19:48
Top Channel/ Rama: Shteti do ndërhyjë për naftën, do sigurojmë edhe rezerva!
28/03 23:13
Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30
Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35
Top News – Lufta ndryshon politikat e BSH. Nga objektivi për të ulur normën bazë, shqyrtohet rritja
25/03 17:40
Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14